Shkolla Nobel ka qenë ndër të parat që I ka dhëne rëndësi zhvillimit fizik dhe mendor nëpërmjet kompeticionit individual dhe në grup te nxënësve të saj. Shkolla jone ka “perqafuar” herët filozofinë dhe projekti e Ministrise së Arsimit mbi “Sportin në Shkolla” duke zhvilluar gara të ndryshme futbolli midis shkollave të tjera të qytetit, kampionate noti dhe shahu etj. Sot shkolla Nobel ka një skuader futbolli dhe një skuader noti. Disa nga aktivitetet sportive më të rëndësishme mund të përmendim:
- Ndeshjet e futbollit dhe volejbollit me shkollat publike “Gjon Buzuku”, “28 Nëntori” etj.
- Vizitë e futbollistit Indrit Fortuzi
- Patinazh
- Kampionati i shahut dhe vizita e kampionit kombëtar dhe mjeshtrit te madh Erald Dervishi.
- Ndeshje futbolli midis klasave (9-6) dhe (3-4)
- Kampionati i notit