Klubet e shkollës Nobel
Klubet shërbejnë për nxitjen dhe zhvillimin e pasioneve tek nxënësit. Regjistrimi në klube nuk është i detyruar, ai bëhet bëhet nga vetë nxënësit me dëshirën e tyre.
Klubet janë shumë më të përparuar se niveli i lëndëve bazë. Klubet e shkollës Nobel janë:
- Klubi i pikturës
- Klubi i notit
- Klubi i shahut
- Klubi i teatrit
- Klubi i kërcimit
- Klubi i letërsisë bashkëkohore
- Klubi i matematikës
Klubet drejtohen nga mësues të shkollës por dhe nga profesionistë specialistë jashtë saj.
Klubi i pikturës
Synimi i klubit të pikturës është zhvillimi i talentit dhe aftësive të nxënësve në pikturë. Në këtë klub përzgjidhen nxënësit sipas talentit dhe aftësive të tyre. Për të realizuar pikturat e tyre , frymëzohen nga pejsazhi, portretet e shokut apo shoqes, ambientet eshkollës apo natyra që rrethon atë.
Klubi i shahut
Klubi i shahut synon zhvillimin e logjikës tek nxënësit me intuitë të zhvilluar. Fëmijët që u përzgjodhën në klubin e shahut janë fëmijë të vëmendshëm dhe të përkushtuar në këtë drejtim.
Klubi i teatrit(aktrimit)
Synimi i klubit të aktrimit është zbulimi dhe ndihmesa e fëmijëve që kanë talent në fushën e aktrimit. Nxënësit më të mirë në çdo klasë që kanë talent në këtë fushë dhe që shquhen për zërin intonativ, diksionin, plastikën e mimikës dhe interpretimin janë përzgjedhur në këtë klub.
Klubi i matematikës
Galileo Galilei thoshte: Nësë njeriu nuk do të njihte Matematikën nuk do arrinte te ngrihej edhe nje pëllëmbë nga toka. E dinë shumë mirë këtë gjë pjestaret e klubit te matematikës së shkollës Nobel.
Synimi i klubit të matematikës është aplikimi i saj në fusha të ndryshme të jetës dhe lidhja e matematikës me shkenca të tjera.
Klubi I kërcimit
Njohja e traditave dhe kulturave të ndryshme në fushën e kërcimit, ky është synimi i këtij klubi. Meqënëse nxënësit tanë vijnë nga treva të ndyshme të Shqipërisë, ata mësojnë të kërcejnë jo vetëm vallet e krahinave të tyre por edhe të trevave të tjera. Studiohet gjithashtu vallëzimi klasik e modern, e për më tepër anëtarët e këtij klubi argëtohen duke mësuar.
Klubi i letërsisë bashkëkohore
Krahas letërsisë klasike nxënësve ju edukohet të lexuarit e veprave bashkëkohore moderne (letërsia e absurdit) nëpërmjet analizës së veprave letrare të gërshetuara me analiza filozofike, psikologjike dhe psikoanalizë. Bisedat në grupe të hapura do krijojnë folësit dhe intelektualët e ardhshëm.