Për prindërit
Shkolla “NOBEL” është një shkollë që ofron cilësi maksimale në mësimdhënie. Në të njëjtën kohë shkolla “NOBEL” kërkon gjithashtu cilësi nga nxënësit e saj. Kjo veçori shikohet edhe tek bursat qe jepen çdo vit. Bursat e plota ose të pjesëshme janë një nga mënyrat e përzgjedhjes së më të mirëve, gjithashtu stimulimit të tyre në këtë mënyrë.
Tek ne nxënësi i mirë bëhet shumë i mirë, dhe ky i fundit ekselent dhe me ambicie për të ardhmen.
Shkolla “Nobel” në organigramën e saj ka përzgjedhur mësuesit më të mirë të shkollave të Tiranës, me përvojë pune shumëvjeçare. Në shkollën tonë punohet me standartet e shkollave më të mira evropiane.
Në shkollën tonë të gjithë nxënësit trajtohen në mënyrë të barabartë në vlerësim. Çdo nxënës është njësoj i rëndësishëm për ne. Privilegjimi është i papranueshëm në shkollën tonë.
Cila është risia e metodës së mësimëdhënies?:
- Metoda e mësimëdhënies e largon nxënësin e shkollës “Nobel” nga mësimi përmëndësh. Në shkollën tonë nxitet i mësuari kritik dhe kreativ.
- Baze e mësimdhënies është analiza, kuptimi dhe shpjegimi i dukurive dhe jo riprodhimi i informacionit.
Në çfarë gjuhe zhvillohet mësimi? :
Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet, por një rëndësi e veçantë i kushtohet mësimit të gjuhëve të huaja sidomos anglishtes duke filluar që në parashkollor dhe deri në maturë. Gjuha gjermane nga klasa e V deri ne fund ne klasen e XII. Gjuha franceze fillon te studiohet nga klasa X-XII si alternativë e gjuhës gjermane.
Si realizohet regjistrimi i nxënësve?
Për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e pestë regjistrimi bëhet pas një interviste me prindërit. Për regjistrimin ne klasen e gjashtë deri ne gjimnaz, nxënësit e çdo shkolle i nenshtrohen nje testi inteligjence përpara se të regjistrohen duke u bërë kështu student të shkollës sonë.
Pervec kesaj, shkolla Nobel ofron bursa per ata qe regjistrohen ne klasën e 10. Për këtë arsye përgatitet një test mbi lëndët kryesore si Matematikë, Letërsi, Kimi dhe Anglisht.
Testet zhvillohen gjatë dy të shtunave te fund Prillit.
Pika e grumbullimit te nxënësve bëhet në orën 9:00 përballë Restorant “Piazza”.
Prindërit janë të mirëpritur të vizitojnë ambientet e shkollës dhe të flasin me mësuesit.
Pas testit, nxënësve dhe prindërve u ofrohet një drekë në restorantin e shkollës.
Për çdo informacion, jeni të lutur të na kontaktoni në nr e telefonit të sekretarisë: 042407277, cel: 0696055178 apo të na shkruani në [email protected].
A ka siguri të brendshme në shkollë?
Sigurisht. Shkolla monitorohet nga personel i specializuar sigurie. Stafi pedagogjik është në çdo moment pranë nxënësve për të parandaluar çdo lloj veprimi të padëshiruar. Një system telekamerash me system te mbyllur në ambientet e përbashkëta e ben akoma më të sigurte ambientin tonë.
Si funksionojnë marrëdhëniet mësues-prind-nxënës.
Çdo nxënës në shkollën “Nobel” e ndjen veten si në shtëpinë e tij. Ngrohtësia, toleranca dhe mirëkuptimi por dhe kërkesa e llogarisë realizohen dhe funksionojnë shumë mirë në trekëndëshin mësues-nxënës-prind. Çdo shqetësim i vogël i nxënësit zgjidhet me qetësi dhe mirëkuptim. Edhe nxënësi pak “i vështirë” edukohet dhe arrin rezultatet e shokëve të tij.
Si do të informohen prindërit ?
Përveç takimeve me prindër, pritja e prindërve dhe informacioni mbi ecurinë e nxënësve bëhet në çdo moment me anë të mesazheve telefonike, email-eve dhe bisedave telefonike. Në rast nevoje mësuesja apo drejtoresha mund të kërkojë takim me prindin.
Çfarë aktivitetesh ofron shkolla ?
Përveç mësimit shkolla ofron edhe zhvillimin e prirjeve dhe pasioneve individuale të nxënësve. Ne zhvillojmë talentet e nxënësve tanë. Shkolla ofron shumë klube si psh: klubi i pikturës, shahut, baletit/kërcimit, teatrit/aktrimit, matematikës. Këto klubejanë të realizuar nga mësuesit tanë, por edhe nga profesionistë të ftuar nga ne, për kurse më të përparuara.
Shkolla organizon ekskursione jashte vendit në vjeshtë dhe në pranverë. Qëllimi është njohja e kulturave të vëndeve fqinje. Zhvillohen gjithashtu edhe ekskursione ditore brënda vëndit për të njohur kulturën dhe traditën e territorit tonë. Përparësi i jepet gjithashtu ekskursioneve brënda programit mësimor si guidave, historisë, gjeografisë etj. Nxënësit tanë ideojnë apo marrin pjesë në projekte që synojnë edukimin qytetar dhe mjedisor si mbjellja e pemëve, mbledhja e ndihmave për njerëzit në nevojë, pastrami e mirëmbajtja e mjedisit etj.
A punohet individualisht me nxënësit përveç orës së mësimit ?
Përveç orës së mësimit, mësuesit janë në dispozicion të nxënësve për të punuar individualisht sipas nevojës. Mësuesit i këshillojnë nxënësit rreth çështjeve mësimore, detyrave të klasës dhe shtëpisë. Këshillimi realizohet kryesisht në orën e shtatë, sipas nevojave personale të çdo nxënësi.
A ka shkolla jonë infrastrukturën e duhur ?
Shkolla jonë i plotëson të gjitha parametrat e përcaktuara në ligj për infrastrukturën, madje i tejkalon ato.
Shkolla 9-vjeçare është e ndarë në godina të veçanta nga ambientet e gjimnazit.
Mjediset ofrojnë kushte optimale për mësim dhe aktivitete
sportive (pishinë, kalçeto, tenis, ping-pong, etj)
kulturore (dhomë kërcimi, laboratore me të gjitha mjetet didaktike)
sociale (diskutime, konferenca e këshillime)
A përgatit shkolla “Nobel” maturantë “cilësorë” ?
Shkolla jonë i përgatit maturantët për universitetet më të mira brenda e jashtë vendit. Shkolla Nobel ndihmon nxënësit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit për universitetet e huaja. Pas mbarimit të gjimnazit nxënësit tanë kanë studiuar në universitetet më të mira të Evropës e më tej si Gjermani, Greqi, Itali, SHBA. Ata kanë dalë me rezultate të larta pasi baza e formimit të tyre ne shkollën e mesme ka qënë cilësore. Jemi vazhdimisht në kontakt me ish studentët tanë.
A ka shkolla “Nobel” restorant shkollor?
Si pak insitucione te tjera shkolla jone ka restorant shkollor. Fëmijët e parashkollorit ushqehen dy herë në ditë, kurse nxënësit e tjerë drekojnë sipas një menu-je të pasur me supë, sallatë, pjatë të parë, pjatë të dytë sigurisht fruta dhe ëmbëlsirë. Ushqimi gatuhet i freskët, cdo ditë dhe përmban të gjitha vlerat ushqimore të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të trupit dhe trurit të nxënësve tanë.
Ushqimi është i përshirë në pagesën e përgjithshme të shkollës në ndyshim nga shumë shkolla të tjera të Tiranës.
Si realizohet transporti ?
Transporti është pjesë e paketës së përgjithshme të pagesës së shkollës. Sigurohet e realizohet me mini busët tanë. Çdo minibus ka mësuesin përgjegjës që e shoqëron nxënësin në mëngjes e pasdite. Transporti ështe i sigurt dhe komod.