Shkollat shqiptare sot kanë probleme të ndryshme. Megjithatë ne mendojmë se funksionimi i një shkolle është i vështirë por i realizueshëm në qoftë se punohet me përkushtim dhe përgjegjësi.
Tek ne inkurajohet puna e vazhdueshme, sensi kritik, entuziazmi, besnikeria si mbështetje të realizimit të qëllimit tonë për të krijuar lider dhe njerëz të përgjegjshëm.
Kjo shkollë ofron një kulturë të gjerë ku ekselencës akademike I bashkangjiten aktivitetet kulturore, sportive dhe zhvillimit social.
Disa nga parimet e shkollës “Nobel” janë:
Nxënësit konsiderohen dhe trajtohen të barabartë me njeri tjetrin.
Çdo nxënësi i kushtohet vëmendje e veçantë.
Secili prej tyre vlerësohet sipas nivelit.
Çdo nxënës është i aftë të mendojë në mënyrë kritike, kreative dhe të pavarur.
Çdo nxënës ka personalitetin e tij.
Komunikimi me prindërit është parësor dhe ata janë partnerët tanë më të rëndësishëm.
Mësuesi nuk e konsideron të mbyllur komunikimin me nxënësin brenda orës së mësimit. Komunikimi vazhdon dhe pas orës së mësimit ose në klubet e shkollës gjithashtu.
Çdo nxënës ka individualitetin e tij dhe ne besojmë tek nxënësit tanë. Ata duhet të kenë një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme prandaj ne jemi dhe duhet te vazhdojmë të jemi garancia e tyre.