Konsultimi dhe keshillimi
Shkolla jonë zbaton një këshillim korrekt e koherent që zhvillohet në tre aspekte : Psikologjik, Mësimor dhe Këshillimi i Karrierës.
- Këshillimi psikologjik mbulohet nga psikologia e shkollës. Ky këshillim synon:
- Të monitorojë ecurinë psikologjike të nxënësve për cdo lloj shqetësimi.
- Të garantojë përshtatjen sa më të mirë psikologjike me procesin mësimor.
- Të ndihmojë nxënësit në qoftë se shfaqen raste mos përshtatjeje me klasën.
- Këshillimi shkollor realizohet nga mësuesit e lëndëve dhe mësuesit kujdestare. Synon:
- Të inkurajojë zhvillimin e aftësive dhe talenteve të veçanta të nxënësve.
- Të ofrojë material shtesë për nxënës që duan informacione më të zhvilluara.
- Të mbështesin nxënësit që hasin vështirësi në të nxënë.
- Të mbështesin nxënësit në veprimtaritë jashtë shkollore, olimpiada, konkurse etj.
- Këshillimi i karrierës synon:
- Njohjen e nxënësve me mundësinë e vazhdimit të studimeve të larta.
- Ndihmën dhe orientimin në plotësimin e dokumentacioneve për aplikimet e shkollimit në Universitete të huaja.
- Ofrimin e informacionit për veprimtari jashtëshkollore si konkurse, seminare etj.
Komisonet e këshillimit janë të ngritura dhe të monitoruara drejtpërdrejt nga drejtoria e shkollës.