Kampi Veror
Pas përfundimit të vitit shkollor, shkolla “Nobel” organizon shkollën e verës.
Nxënësit e saj dhe fëmijë të tjere qe vijnë nga shkolla publike e jo publike të Tiranës zhvillojne veprimtari artistike–sportive e argëtuese sipas një programi bashkëkohor.
Në shërbim të nxënësve vihen të gjitha ambjentet e shkollës, pishina, salla e informatikës, dhoma e pikturës, veglat muzikore, kalceto, baleti/kërcimi. Nxënësit marrin 3 vakte ushqime.
Mësuesit e shkollës verore kombinojnë të mësuarit me edukimin, argëtimin dhe përmbushjen e pasioneve e dëshirave të fëmijëve.
Përvoja disa vjeçare e organizimit të kampit veror, na ka ndihmuar të gjejmë mënyra moderne për ti dhuruar fëmijëve jo vetëm argëtim në periudhën e verës por edhe edukim e siguri.
Çdo vit, ka lojra sportive (Futboll, Volejboll, Basketboll), Kampionat Noti, Balet/Kërcim, Kurse Muzike, Informatike, etj. Zhvillohen gjithashtu vizita nëpër qëndrat kulturore dhe historike të qytetit dhe eskursione te shumta.
E gjithë struktura e organizimit përfshin edhe trasportin e fëmijëve.
Për shkollën Nobel sa rëndësi ka mësimdhënia po aq rëndësi I jepet edhe periudhës së pushimeve verore. Kampi veror është rezultat I kërkesës së vazhdueshme të prindërve për të gjetur ambiente të sigurta dhe frytdhënëse për edukimin e fëmijëve edhe gjatë periudhës së pushimeve verore.
Për vitin 2016 ky kamp do të ofrojë shumë më shumë.
Do të jenë 9 javë duke filluar nga data 13 qershor-13 gusht me aktivitete dhe surpriza pa fund. Me një pagesë prej 50 euro në javë fëmijët nga mosha 5-16 vjec do të përfitojnë transportin falas dhe 3 vakte ushqimore. Orari ditor do të jetë 8.00-16.30 nga e hëna –të enjten dhe nga ora 8.00-14.30 ditën e premte.Duke filuar nga data 1 korrik dhe deri në fund te kampit, mësuesve tanë do ti bashkangjiten edhe studentë universitarë ndërkombëtarë të Shoqatës së Studentëve Ndërkombëtarë (AISEC). Ata do të jenë një mundësi më shumë për të shkëmbyer kulturat, njohuritë dhe praktikuar gjuhët e huaja në një formë dëfryese por edhe konstruktive.
Për më tej mund të informoheni apo regjistroheni në nr: +355696055178.
Më poshtë gjeni depliant-in e Kampit Veror “Nobel” 2016 përfshirë programin tip javor.